Qytetari gjen një shumë të parave në rrugë në Prizren, policia e kërkon pronarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar në Prizren ka gjetur në rrugë një shumë të parave dhe të njëjtat i ka dorëzuar në polici, shkruan Gazeta Express.

Ende nuk dihet se kudh është pronari i tyre, teksa policia ka kërkuar që personit të cilit i kanë humbur ato të lajmërohet dhe t’i marrë ato.

“Një qytetar nga Prizreni, Vullnet Nurkollari,  ka gjetur një  shumë të caktuar të  hollave , ne Rrugën  “Xhevat Berisha” ne Prizren .

Ai , menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat  e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.

Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur) .

Lusim , pronarin e  vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Prizren, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin Vullnet Nurkollarin, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të  hollave të gjetura , në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *