Prizrenasi i djeg shkurret në arën e tij, zjarri përhapet edhe në arat tjera
Një person ka ndezur disa shkurre në arën e tij, ndërkaq zjarri është zgjeruar dhe ka ëprfshirë rreth 30 ari shkurre tjera dhe barishte.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Mamushë të Prizrenit, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se njësiti i zjarrfikësve ka arritur ta shuajë zjarrin.
“Mamushë , Prizren, 13.08.2021-09:10. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pasi i ka dhënë zjarrin disa shkurreve në arën e tij, zjarri është zgjeruar dhe ka përfshirë rreth 30 ari shkurre dhe barishte. Njësiti i zjarrfikësve kanë arritur ta shuajnë zjarrin”, bëhet e ditur në raportin e policisë.