Prizrenasi i djeg shkurret në arën e tij, zjarri përhapet edhe në arat tjera

Një person ka ndezur disa shkurre në arën e tij, ndërkaq zjarri është zgjeruar dhe ka ëprfshirë rreth 30 ari shkurre tjera dhe barishte.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Mamushë të Prizrenit, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se njësiti i zjarrfikësve ka arritur ta shuajë zjarrin.

“Mamushë , Prizren, 13.08.2021-09:10.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pasi i ka dhënë zjarrin disa shkurreve në arën  e tij, zjarri  është zgjeruar dhe ka përfshirë rreth 30 ari shkurre dhe barishte. Njësiti i zjarrfikësve kanë arritur ta shuajnë zjarrin”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *