Dy burra nga Prizreni lirohen në procedurë të rregullt, pas dhunës ndaj bashkëshortes
Në Prizren, një burrë ka ushtruar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I njejti është liruar në procedurë të rregullt.
“ Prizren 26.08.2021 – 08:00. I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë në familje duke sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare me të cilën nuk kanë kurorëzim. Palët janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të njëjtit lirohen në procedurë të rregullt”, thotë raporti.
Në Prizren është liruar në procedurë të rregullt edhe një i dyshuar tjetër për dhunë në familje.
“ Prizren 26.08.2021-13:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti saj i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë policia.