Arrestohet një burrë me nënshtetësi gjermane në Prizren, dyshohet se në vazhdimësi ushtron dhunë ndaj katër familjarëve

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë me nënshtetësi gjermane, nën dyshimet se i njëjti në vazhdimësi ushtron dhunë ndaj katër personave, dy burrave dhe dy grave.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren / 28.03.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull me nënshtetësi Gjermane pasi që i njëjti dyshohet se në në vazhdimësi ushtron dhunë kundër dy viktimave meshkuj kosovarë dhe dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *