Gastronomët thonë se masat e reja kufizuese janë të papranueshme
Në kuadër të masave të reja që pritet të merren nga qeveria e Kosovës e që do të zgjasin nga 1 shtatori deri më 13 shtator është paraparë edhe kthimi i orës policore, shkurtimi i orarit të punës së gastronomisë për një orë si dhe të punohet vetëm me 75 për qind të ambienteve të hapura.
Në Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës thonë se masat e reja kufizuese janë të papranueshme.
‘Me largimin e diasporës dhe me kufizimet e tilla të cilat janë bërë të ditura mbrëmë janë të dëmshme për sektorin e gastronomisë. Duke mos pasur një plan strategjik se si do të jetë mbështetja në përputhje me mbylljen e cila po pritet të ndodh’, tha për RTV 21, Arian Vranica.
Tashmë është bërë e ditur se do të punohet vetëm në hapësirat e jashtme ku do të shfrytëzohet deri në 75 për qind të kapacitetit mirëpo ne pa një vizion për mbështetje ekonomike ne nuk i pranojmë masat”, shtoi Vranica.
“Kërkesat do të jenë mbështetja financiare që duhet t’i shqyrtojmë bashkë me Ministrinë e Financave dhe është evidente që një kërkesë e tillë të jetë legjitime shto faktin se asnjëra nga masat e marra që nga fillimi i pandemisë rreth 33 për qind e biznesit s’kanë përfituar”, tha ai.
Ditëve të fundit në vendin tonë është shënuar rritje alarmuese e numrit të të vdekurve dhe të infektuarve me Covid-19 që bën që Ministria e Shëndetësisë të paralajmëroj ashpërsim të masave.