Vdekja e punëtorit në Prizren, arrestohen 6 mbikëqyrës të punimeve dhe punëtorë të dy kompanive

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona në lidhje me vdekjen e 18 vjeçarit në vendin e tij të punës.

Të arrestuarit dyshohet për veprën penale “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Të dyshuarit janë mbikëqyrës të punimeve dhe punëtorë të dy firmave punuese H.K. (viti i lindjes 1968), C.K. (viti i lindjes 1969), S.K. (viti i lindjes 1965), N.G. (viti i lindjes 1990), D.K. (viti i lindjes 2003) dhe A.Th. (viti i lindjes 2005).

“Arrestimi i tyre është bërë si rezultat i hetimeve intenzive dhe mbledhjes së provave rreth rastit të ndodhur me datën 30.09.2023 i cilësuar ,, Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’ në të cilin rast dy viktima meshkuj kosovar shqiptar përderisa kanë qenë duke punuar, njëri nga ta kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Si pasoj e lëndimeve viktima kishte ndërruar jetë.”

Që të gjashtë të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *