8 Kandidatë për kryetar të Prizrenit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas certifikimit të grupit të fundit të kandidatëve, në përputhje me paragrafin 29.7 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ka publikuar listën e kandidatëve që garojnë për kryetar komune dhe anëtar të kuvendeve komunale nga subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet lokale 2021.
Për komunën e Prizrenit, lista e qertifikuar e kandidatëve që garojnë për kryetar komune janë:
20 PRIZREN Aleanca Kosova e Re – AKR 1 AFRIM TEJECI
20 PRIZREN ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS – AAK 1 LULZIM KABASHI
20 PRIZREN LËVIZJA VETËVENDOSJE! – LVV 1 MYTAHER HASKUKA
20 PRIZREN Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK 1 ANTON QUNI
20 PRIZREN MILAZIM LUSHAJ 1 MILAZIM LUSHAJ
20 PRIZREN NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA 1 ZAFIR BERISHA
20 PRIZREN NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS 1 ĆEMAILJ SMAILJI
20 PRIZREN Partia Demokratike e Kosovës – PDK 1 SHAQIR TOTAJ
Në njoftimin e KQZ thuhet se lista mund të përmbaj lëshime teknike të cilat do të plotësohen.
“Pra, këto lista të kandidatëve nuk janë finale dhe mund të pësojnë ndryshime në radhitje apo saktësim të të dhënave”, thuhet më tej.
Listën e kandidatëve për kryetar komune mund ta shkarkoni KËTU.
https://ëëë.kqz-ks.org/ëp-content/uploads/2021/09/2021-09-03-Lista-Totale-Kryetar-Komune.pdfhttps://www.kqz-ks.org/ëp-content/uploads/2021/09/2021-09-03-Lista-Totale-Kryetar-Komune.pdf
Listën e kandidatëve për anëtar të kuvendeve komunale mund ta shkarkoni KËTU.
Ndryshe, më 17 tetor do të mbahet zgjedhjet lokale në Kosovë.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në mbledhjen e fundit ka miratuar dizajnin e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. E njëjta u konsiderua lehtë e qasshme për qytetarët, pasi nuk ka dallim nga e kaluara.
Në mbledhje u kërkua nga Ministria e Shëndetësisë që të vaksinojë të gjitha trupat zgjedhor të KQZ-së.