POETI QË SHPËRTHEU SI NJË IKONË E GJATË DHE E SHËNDOSH E MENDIMEVE

Të nderuar pasionues dhe lexues të librave, në ndjenjat e ideve njerëzore, shpirtërore e filozofike, të njeriut, në ëndërrat e të menduarit prizreniane – dardaniane e të kujtimeve të grumbulluara prej vitesh së poeteve, poeti prizrenas Dashnor Xh. Gërmizaj, i kurorëzon në librin me thënie “ Kjo është jeta “, në të cilën paraqet paralelizmin e hapësirës së kohëve, paralel me jetën që ec nëpër vite, apo moteve nëpër demogragfinë e vendit të tij, ku punon e jeton. Gjatë viteve që poeti i kaloi në këtë demografi ndërthuri mendimet e veta, endjet, ëndërrat e tij, sa nga përvoja e tij, takimet me njerëz, të profileve të ndryshme, sa nga dhimbja e dashuria shpirtërore për vendin, shoqërinë, atdheun, ku jeton, aq edhe nga dhimbja e dashuria për fatin e jetës së tij dhe nënës që ndryshe mund të quhen thënie “ filozofi morale“, por mbi të gjitha librin e titulloi “ KJO ËSHTË JETA “ .

Shkruan: Murat Gashi

Në kohën e fundit, poeti Dashnor Xh. Gërmizaj, shpërtheu shpejt si njjë vullkan, për ta shpalosur frymëzinn e tij poetik, që në kohën e fundit botoi dy libra me poezi : “ Ti je në sytë e mi “ dhe “ Të kam në zemër nana ime “, ku këto ditë shpërtheu edhe me një libër tjetër , të tretin me radhë, “ Kjo është jeta “. Ky libër që është i ndërtuar me thënie, kapin shumë dimensione nga të gjitha anë, që në heshtje flasin vetë. Poeti që lind në këtë tokë të vuajtur ka konsumuar shumë kohë, shumë vite që një ditë t’I shprehë të gjitha mendimet dhe idetë e tij e që do të qendrojnë një kohë të gjatë si në rrafshin moral, oral e etik, por edhe për një kohë tjetër, sepse të tilla janë thurjet mendimesh të poetit. Te poeti Dashnor Xh. Gërmiza pash një ikonë të gjatë e të shëndosh, të mendimeve që të thumbojnë e lulëzojnë si lulet e majit. Në librin e tij “ Kjo është jeta “ shoh tamam figurën e poetit, shoh, dhimbjen, dashurinë, besimin e krenarinë shpirtërore të poetit. Dhe jo vetëm kaq. Te poeti shoh dhe një ikonë tjetër të veçantë, e cila ka ngritur edhe problemet e jetës ndërmjet njerëzve dhe natyrës. Kjo në një variant tjetër mund të quhet edhe si një shtyllë graniti, apo mermeri thëniesh, që Dashnori i ka shkruar vet. Ndryshe, lexuesit kur e lexonë përmbledhjen e thënieve në këtë libër do t’i duken si një ligj moral, apo si një libër ligjor, ku lexuesi pasionohet dhe e shef realitetin e jetës. Që në faqen e parë, shfaq ndjeshmërinë, ligjshmërinë dhe bënë thirrje që të kenë besueshmeri në vete, ku ndër të tjera thotë:

“ Bëjeni një besim modest më të arsyeshëm në fuqinë tuaj, në mënyrë që të keni suksese dhe të jeni të lumtur”

Poeti, këtu përveç që bënë thirrje për një besim të arsyeshme në fuqin e vet, ai jep mesazh të qartë se nëse ka arsye për një rrugë të drejtë, arritjes e qëllimit domosdo do të ketë sukses, ndryshe do të has në pengesa nëpër valet e jetës që vijnë pas. Pastaj kur kemi të bëjmë me një thënie tjetër në ngjyrën e natyrës, poeti përdor figurën e zogut ose zogjve, që përmes kësaj figure tregon të dashurit dhe të respektuarit e brezit të ri, para dhe pas brezit, e pse jo edhe arsimin nëpër të cilën duhet mësuar dhe këshilluar edukuar të tjerët gjatë gjithë jetës. Kjo mund të ketë edhe dimension tjetër, ndonëse figura e tyre është një botë shpezësh , që lidhen me natyrën, ku zogjt, janë të lirë nëpër hapësirën e tyre. Prandaj, përmes figurës së Zogjve poeti shprehet :

Zogjtë janë në këtë jetë për të namësuar. Ata janë mësues të ardhurueshmes që na tregojnë se ne duhet të jemi të lirë dhe të gëzuar.

Përmes librit me thënie “ Kjo është jeta “, autori ka paraqitur thjeshtësinë dhe madhështinë e tij që e kishte brenda vetes qe sa vite me radhë, e që vjen nga ndërgjegjja dhe përvoja e poetit, e thurjeve mjeshtërore eksploruese të fjalës së shenjtë në letërsinë shqipe. Në librin “ Kjo është jeta “ poeti thotë: Jo, të gjithë nuk janë të lumtur, disa vetëm qeshin e nuk duan të qajnë. Me këtë thënie rrok dimensionin e disa anëve. Në një anë thotë se jo të gjithë nuk janë të lumtur, kurse në anën tjetër thotë se vetëm qeshin e nuk duan të qajnë. Me këtë paraqet njeriun e fortë edhe pse nuk është i lumtur, duron dhe nuk dëshiron të qaj, por të qesh. Sepse armiku kur sheh që je duke qarë, më lehtë ta zen frymën. Por kjo rrok edhe dimensione tjera. Pra poeti ka një diapazon të gjërë filozofik. Stili i tij me këtë zhanër të librit me thënie “ Kjo është jeta “, është i dimensionuar në shumë drejtime dhe kap çaste të ndryshme të jetës. Libri i Dashnorit përveç tjerash e ka pasuruar letërsinë shqipe. Ky libër është i përshtatshëm për secilin lexues dhe pasionant të librit, sidomos në kohën e sotme kur edhe brezat e rinj kanë marrë një kahje tjetër të jetës . Poeti, tamam në kohën e duhur ndezi një qiri tjetër në botën frymëzuese të tij, dritën e re nëpër rrugët e jetës, për brezin e ri, me një fjalë kah duhet të shkoj ai. Pra është edhe një udhërrefyes apo mesazh për të ardhmen e shoqërisë në tërësi. Dashnori është fryma e këndvështrimit universal që frymëzon edhe të tjerët që të lexojnë e të shkruajn. Thëniet nisin e mbarojnë në formë të bisedave të të gjitha fushave të jetës , të mbushur me mesazhe të qarta. Si në fillim, e deri në fund të librit “ KJo është jeta “ me thënie prej mëse 1000 sosh, e ndërtoi si një bagazh të gjërë mendimesh në çastin e duhur , kur në shpritin e tij u grumbulluan shumë gjëra të jetës, si ato morale e shpirtërore ashtu edhe ato të natyrave të tjera. Dhe, kjo tek Dashnori shpërtheu me një energji dhe maturi, ku e ruajti stilin e tij tashmë të njohur nga lexuesit. Kështu ndër të tjera autori thotë:

Nuk është në natyrën time të ndez zjarrin, nëse njerëzit janë xheloz për thjeshtësinë time, atëherë çfarë faji kam unë.

Pastaj vazhdon pas saj:

Politikisht jemi aq të verbër, të shurdhër dhe memec, sa nuk na mësojnë as të themi të vërtetën. Pra këtu edhe pse e dim të vërtetën, megjithatë nuk jemi në gjendje as nuk guxojmë të flasim të vërtetën dhe kjo po na kushton shumë. Në këtë botë, njeriu duket se është i privuar nga e vërteta, nga liria e fjalës. Më tutje ai shprehet: Në botë ekzistojnë kaq shumë njerëz të pavlerë, sa ndonjëherë po të përplasen me ndonjë njeri me vlerë, vetë duken më të mençur se ata. Autori Gërmizaj, përveç këtyre thënieve, për jetën dhe politikën një vend të veçantë i ka kushtuar edhe thënieve për dashuri, që duken se shprehet me figura stilistike siç është metafora.
“ Duke ndenjur me shpirtin tim, ndjej kujtimet e tua sikur të mi tregojë një njeri “.

Ti je në zemrën time dhe askush nuk do të jetë pranë kujtimeve përveç teje, por në rast se nuk flet, atëherë si mund ta kujtoj këtë ?
Zemra jote është e mrekullueshme, sepse dje ishe bosh e më mbajte, ndërsa sot është plot, por më braktise.

Nuk është me rëndësi vendi ku po udhëton, por me ken udhëton, sepse edhe hija jote mund të të ndjek, por nuk mund të të ofroj një supë që të mbështetesh.
Këtu autori sikur flet për fatin e jetës së tij, por dashuria është pjesë e jetës së secilit nga ne. Duke lexuar thëniet e Poetit të përfshira në librin e tij “ Kjo është jeta “ Vërtetë më lanë përshtypje dhe më shkaktuan një kënaqësi të madhe, sepse poeti diti të “ përlot jetën me mesazhe të qarta, duke këshilluar e kujtuar se besimi dhe durimi është arma më e fortë e jetës së njeriut, e brezave të ardhshme dhe të shoqërisë në tërësisë. Në fund të librit poeti flet për paqe. Ja çfarë thotë ai:

Eja paqe, eja dashuri, eja lumturi, sepse në këtë kohë po na mungoni shumë.
Koha është pjesë e jetës, ajo do të sjellë gjithçka që është edhe qëllimi yt, prandaj beso.
Fryma e shendetit e një trupi të shëndosh, është shëndeti në dorë.
Mbylli sytë dhe mendo për atë që do, ta dish qëllimin e vërtetë të jetës. Ky është emri i lutjes dhe lumturia është e thjeshtë.

Ky libër është i veçantë për disa arsye, sepse poeti jep mesazhet e tij për një të ardhme më të mirë e të lumtur, i cili me admirim krijoi një art tjetër fare nga ato që janë përmbledhur deri më tash nga autorë të ndryshëm, që kanë krijuar libra me thënie.

Prandaj, lirisht mund të themi se autori diti të ngrit e të shprehë në jetën e përditshme mendime, të cilat do t’na shërbejnë si udhërrëfyese për të ardhmen e një jete plot dashuri, besim, paqe e mirësi në shoqërin tonë. Në këtë libër paraqiti vetëm pjesën e pare të thenieve. Nga autori pritet që në vazhdim do t’i paraqet edhe pjesët tjera me këtë zhanër të thënieve që do ta pasuron edhe më shumë letërsinë shqipe.

Të gjithë ata që do t’i lixojnë këto thënie të shkruara e të përmbledhura në Librin “ Kjo është jeta “, do të vënë gishtin në kokë , e ta prekin zemrën me dorë dhe do të mendojnë për t’ia kthye vetes besimin, dashurinë, paqen, tolerancën dhe harmonin në mesin e shoqërisë ku ata jetojnë.
Në fund, po e përfundoj parathënien me një thënje shumëdimensionale : Kur ishim fëmijë qanim me zë të lartë, për të marrë atë që donim e që na pëlqente, kur u rritëm qajmë në heshtje, për të harruar atë që na pëlqen, prandaj kjo është jeta.
Autorit i urojm shëndet, jetë të gjatë dhe suksese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *