Vendos KQZ-ja, fushata zgjedhore mbetet 30 ditë

I pari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi u ka bërë thirrje subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 17 tetorit që ti respektojnë masat kundër Covid-19, gjatë fushatës zgjedhore.

Radoniqi tha se periudha e fushatës është 30 ditë, e cila është e përcaktuar me ligj dhe nuk ndryshohet.

“E shoh të nevojshme që ti adresohem subjekteve politike pasi që nga 16 shtator fillon fushata zgjedhore. Siç e thash edhe dje periudha e fushatës zgjedhore për këto zgjedhje është 30 ditë dhe kjo periudhë është ligjore dhe nuk mund të ndryshohet, dhe i bëj thirrje subjekteve politike që gjatë kësaj periudhe ti mbahen rregullave të KQZ-së. Gjithashtu ajo që është e rëndësishme gjendja e rëndë e pandemisë i bëjë thirrje subjekteve që të respektojnë masat për mbrojtje”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *