Bajram Kastrati: Arbanës i duhet një objekt shkollor me kushte dhe ambient të përshtatshëm
Nesër fillon procesi mësimor për vitin 2021-2022. Urime për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.
Shkolla fillore “Ibrahim Fehmiu”, në lagjen Arbanë, ka një menagjim të mirë, me nxënës dhe mësimdhënës të suksesshëm.
Shkollës sonë i mungon ambienti i jashtëm dhe qasja më e lehtë e fëmijëve në shkollë.
Nxënësit rrezikohen vazhdimisht në hyrje-dalje të shkollës nga qarkullimi i automjetëve në të gjitha anët e shkollës.
Arbanës i duhet një objekt shkollor me kushte dhe ambient të përshtatshëm.