Ilir Baldedaj: Dallaveret e DKA-së në Prizren me konkurse; Hapen e Anulohen

Ilir Baldedaj, kuvendar, e ka kritikuar Drejtorinw e Arsimit pwr anulim tw konkursit. “Sipas njoftimeve nga kandidatët konkurrues, DKA në Prizren po vazhdon me anulimin e konkurseve, dhe tentim pranimin e militantëve partiak, ndërsa njoftimet për anulime po i publikojnë në derë , dhe po i heqin shpejt, veç sa për ta larë gojën” thotw ai.

Postimi i plotw:

Sipas njoftimeve nga kandidatët konkurrues, DKA në Prizren po vazhdon me anulimin e konkurseve, dhe tentim pranimin e militantëve partiak, ndërsa njoftimet për anulime po i publikojnë në derë , dhe po i heqin shpejt, veç sa për ta larë gojën.

Pse u anulua konkursi për Edukatë fizike në shfmu “Emin Duraku”? Kush ishte komisioni, çfarë lidhje  kanë pasur me zyrtarët e DKA?

Pse nuk janë pranuar kandidatët meritor, A pati manipulime, a e di këtë punë edhe inspektorati i arsimit.

Çka ndodhi me konkursin për Gjuhë angleze në shfmu “Motrat Qiriazi”, pse kandidati L. Drini s’është pranu?

Si ndodhi që komisioni e rrezoi në test kandidatin për Histori,  që konkurroi për shfmu “Emin Duraku”, por kur ai u anku duke thënë se do ta padis komisionin, atëherë I. B e thirri në tel e i tha, të mos e bëjë këtë se ke kaluar dhe se në cilën shkollë që do e dërgojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *