Jeton Bytyçi: Islami është; njeri i fjalës dhe i besës, punëtor, familjar i përkushtuar, humanist, afarist i suksesshëm, politikan me parime
Jeton Bytyçi thotë se Islam Ukimeri është vetëm njëri nga ata brenda listës fituese të PDK-së, i cili meriton të jetë pjesë e organit më të lartë legjislativ.
Postimi i plotë:
Me Islamin disa gjëra na ndajnë, por më shumë na bashkojnë. Qysh para luftës njihemi, ndërsa 4 vitet e fundit kemi edhe aktivitet të përbashkët politik brenda organeve të degës së PDK-së në Prizren, në një rrugëtim jo të lehtë, por me qëllime dhe synime të njejta politike, që në fund po japin frytet e saja dhe rezultatet e pritura.
Hera e dytë që publikisht e mbështes Islamin për Kuvendin Komunal të Prizrenit. Është vetëm njëri nga ata brenda listës fituese të PDK-së, i cili meriton të jetë pjesë e organit më të lartë legjislativ.
Islami është: njeri i fjalës dhe i besës, punëtor, familjar i përkushtuar, humanist, afarist i suksesshëm, politikan me parime, i përgjegjshëm, i palodhshëm, i shoqërueshëm dhe mbi të gjitha një mik i mirë.