Psikologu më energjik dhe aktiv për vitin 2023.

Rron Kastrati nga Komuna e Prizrenit i njohur nga komuniteti, shoqëria dhe gjithë ata që e njohin si një kërkues, eksplorues, dhe kurioz në tematika dhe fenomene të shumëllojshme psikologjike, ka realizuar një sërë aktivitetesh psikosociale, familjare, rinore, stimuluese, vullnetare, afër grupeve të margjinalizuara në përkrahje të vazhdueshme, duke ofruar mbështetje psikemocionale.

I dëshmuar me punën e tij aktive në organizata lokale, qendrore, ndërkombëtare, i nominuar i vlerësuar për potencialin e tij proaktiv nga disa organizata, sërish ishte dhe vazhdon të jetë i pakënaqur me përformancën e tij duke kërkuar me këmbngulje progresin përmes inovacionit superlativ të pasionit për Psikologji drejt diçkaje ndryshe dhe më specifike.

Ne si portal mediatik në nivel lokal në kuadër të Komunës së Prizrenit e kemi monituruar, analizuar dhe vlerësuar punën e tij produktive ku Rroni fushëveprimtarinë e tij e ka zgjeruar me bashkëpunime dhe aktivitete të furishme implementuese ka arritur të zgjoj interesim qytetar si një i ri dhe yll që shëndrit në horizont në fushën e Psikologjisë shkencore.

I dëshmuar në ofrimin e shërbimeve psikologjike dhe sociale në institucionet lokale, i njohur në realizimin e shumë videoinqizimeve sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese Rron Kastrati Magjistër i Psikologjisë dhe një Psikolog progresiv ka arritur të jetë edhe i zëshëm dhe plot befasi në arenën mediatike duke publikuar video dhe mesazhe strategjike psikologjike, veçanërisht referuar  një emisioni të njohur në Tëvë1, në të cilin emision sqaroi teknikën origjinale e të shpikur mbi parandalimin e panikut, përmes sistemit të alarmit, metodologjisë dhe aplikueshmërisë së kësaj teknikë substanciale, objektive, logjike, dhe shumë praktike, teknikë të cilën Rroni për portalin tonë mediatik theksoi se do ta rezonoj akoma në një manual aplikativ psikologjik(me referenca e themele empirike) për strategjitë psikologjike psikoemocionale me synim parandalimin e panikut dhe “manipulimin” e simptomave të papritura të panikut apo sulmeve të tij.

Kjo video ka zgjuar interesim të lartë të klikueshmërisë në rrjetin social Tik-Tok një ndër videot më të vizituara dhe komentuara pozitivisht për këtë teknikë interesante.

Gjithashtu Rroni po organizon fushata ndërgjegjësuese, stimulative, metodologjike, dhe mediatike mbi inkuadrimin e lëndëve edukative seksuale për të miturit, fëmijët, Adoleshentët me qëllimin e shëndoshë që të minimizohen apo reduktohen fenomenet abuzive, keqtrajtuese, ngacmuese(pedofilike) seksuale në territore apo lokacione të ndryshme.

Rroni së fundmi është pjesë e organizimeve dhe aktiviteteve prosociale në Projektet kundër bullizmit në shkolla projekte këto të subvencionuara nga institicionet.

Shumë aktivitete tjera të gërshëtuara psikologjike, sociale, dhe më gjërë e cilësojnë Rronin nga portali ynë mediatik si Psikologun e vitit 2023 me tërë arsenalin e tij profesional, të maturuar, të lexueshëm, në këtë sferë të rëndësishme jetike për njerëzit në nevojë në botëkuptimin e mirqenies dhe shëndetit mendor.

Këtë vlerësim e bëjmë me të drejta indviduale e objektive, të dëshmuara nga përvoja e tij, ne si të pavarur, portal aktiv dhe mediatik në Komunën e Prizrenit.

Ju faleminderit për vëmendjen tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *