Shaqir Totaj: Ne kemi plane konkrete për të rikthyer lavdinë e dikurshme të sportit prizrenas
Kandidati i PDK-së, për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj vikendin e ka kaluar me djemtë e Klubeve të Futbollit “Drini I Bardhë” dhe “Arbana”
Postimi i plotë:
Vikendi na rikthen në kujtesë kohët e arta të sukseseve të sportit prizrenas e stadiumet të mbushura plot me tifozë.
Këtë të diele e fillova me takimin me djemtë e klubeve të futbollit “Drini i Bardhë” dhe “Arbana”, të cilët kanë vullnet e motiv për suksese të reja. Futbollistëve e udhëheqësve të klubeve, u urova suksese në garat e sivjetme duke theksuar se ata meritojnë përkrahje më të madhe se deri tash.
Ne kemi plane konkrete për të rikthyer lavdinë e dikurshme të sportit prizrenas. Gjatë qeverisjes sonë, sporti do të jetë ndër prioritetet kryesore duke i pajisur klubet tona me infrastrukturë moderne e mbështetje direkte për ekipet e Prizrenit për të siguruar cilësinë sportive me të cilën dikur krenoheshim. Bashkë për Prizrenin