Kryetarit të Prizrenit i vdes babai

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë babai i tij

Haskuka ka njoftuar se babai i tij varroset sot, ndërkaq ka bëtë të ditur se për shkak të pandemisë, nuk do të ketë të pame.

“Njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot në orët e hershme të mëgjesit ka ndërruar jetë babai ynë i dashur, Daver Haskuka.Varrimi dhe namazi i xhenazes do të bëhet në ora 14:20 në Varrezat e Qytetit në Prizren. Për shkak të masave të pandemisë, nuk do të ketë të pame.Zoti të mëshiroftë me xhenet babi!”. ka njoftuar Haskuka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *