Egzona Hoxhaj: Për gënjeshtrat gjatë 4 viteve por edhe tani të fushatës Hasjanët do të ju ndëshkojnë me votë me 17 Tetor!
Ju i nderuar kryetar në ikje, nuk keni ndëgjuar e as nuk i keni kuptuar asnjherë Hasjanët në kërkesat e tyre, a e dini pse?
Se nuk ju keni dhënë rëndësi kurr.
Jeni munduar të mashtroni e të genjeni Hasjanët por nuk do të mundeni më!
Nuk ndytet Hasi me mashtrimet e juaja, për 4 vite keni pre shirita të projekteve të gatshme, të gjitha ato të nisura nga PDK, nga ato projekte që i keni gjetur të gatshme as edhe një lëvizje tjetër nuk e keni bërë në Has.
Ndërsa më shumë po habitem me kolegët/koleget e mi nga Hasi që i përkasin listës tuaj për asamble se si nuk reagojnë në këto planifikime të pa kuptimta të juajat, si mundet një Hasjan që është në ekipën tuaj të ju lejoj të bëni veprime të tilla, ku së paku është dashur që të ju informojnë se Krajku dhe Bregdrini janë në të njëjtën pjesë gjeografike dhe nuk ju duhet ura, kështu gënjeshtrat e juaja do të ishin më të besueshme!
Për gënjeshtrat gjatë 4 viteve por edhe tani të fushatës Hasjanët do të ju ndëshkojnë me votë me 17 Tetor!