Policia ka ekzekutuar gjithsej 726 urdhëresa, duke përfshirë sjelljen me dhunë në gjykatë dhe vuajtjet e dënimit

Policia rajonale ne Prizren, duke qenë e përkushtuar në detyrat operative dhe në parandalim të veprave penale, në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante të zbatimit të ligjit në tre mujorin e fundit korrik, gusht dhe shtator ka realizuar urdhëresat e gjykatës themelore në Prizren dhe komunat Suharekë dhe Dragash dhe gjatë kësaj periudhe ka ekzekutuar gjithsej 726 urdhëresa, duke përfshirë sjelljen me dhunë në gjykatë dhe vuajtjet e dënimit.

Në zbatim të këtyre urdhëresave policia falënderon qytetarët e rajonit të Prizrenit të cilën bashkëpunuan ngushtë me policinë, pasi kryerësit e veprave penale të cilët kryesisht ishin me dënime me burg janë në vuajtje të dënimeve.

Gjithashtu me datë 05 tetor 2021, në ekzekutim të urdhëresës është ndaluar i dyshimti A.D i lindur në vitin 1993, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në afta prej 1 viti.

Duke falënderuar për bashkëpunim institucionet dhe qytetaret, policia në rajonin e Prizrenit do të jete në zbatim dhe kryerje të detyrave me qëllim krijimin e klimës së sigurte për të gjithë qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *