Adil Memaj: Fokusi im kryesor do jenë zgjidhja urgjente e çeshtjeve si; uji i pijes dhe kanalizimi, rregullimi i trafikut urban, investimi ne bujqesi dhe blektori…
(Fjalimi im mbreme mbajtur ne fshatin Kobaj me rastin e prezentimit si kandidat).
Si fillim e falenderoj piken e Levizjes VETEVENDOSJE! ne Vlashnje dhe Kobaj per mundesine e dhene qe une te prezentoj kandidimin tim.
Njeriu kudo qe shkon, ne pamje te pare e perfaqeson veten e tij. Veprat e tij dhe e kaluara jane ato qe na shfaqen bashke me imazhin qe kemi perpara.
Ky imazh qe e keni perpara, pra fytyra ime me vite te tera ka qene imazh edhe Levizjes VETEVENDOSJE ne keto ane, dy here si kryetar i pikes ne Zhur e nje here si nenkryetar i pare ne Prizren. Kurse se fundit si anetar i pikes ne Vlashnje, edhe pse kandidaturen time e kam shpallur thjesht si aktivist i levizjes, pasi nuk pretendoj te jem zeri i vetem nje fshati, apo lagjeje, por i gjithe qytetit te Prizrenit me rrethine, pa dallim, dhe me aq mundesi dhe potencial qe kam.
Fokusi im kryesor si asamblesit do jene zgjidhja urgjente e ceshtjeve si uji i pijes dhe kanalizimi, rregullimi i trafikut urban, investimi ne bujqesi dhe blektori, etj. Po ashtu do te jem gjithmone i gatshem te bashkepunoj edhe me shoqerine civile dhe me qytetaret ne pergjithesi, per cdo ceshtje dhe iniciative te mundshme qe mund ta ngirism ne asamble, apo ta parashtrojme prane drejtorive perkatese.
Prandaj, per te na sfiduar me keto premtime, na duhet dhene besimi i juaj me 17 tetor duke votuar Mytaher Haskuken per kryetar te Prizrenit dhe mua me numer 38 ne listen fituese.
Te vazhdoj festa e fitores e nisur me 14 shkurt , te vazhdoj ndryshimi i premtuar ne cdo fshat e qytet qe ta bejme Kosove vend i dashur per te jetuar.
Levizja VETEVENDOSJE duhet dhe do te fitoj.
Ka 16 vite te ekzistences se saj qe ka treguar se eshte simbol i rinise, gjallerise shoqerore, aktivizmit. Ka treguar se perfaqesohet nga nje gjenerate e te rinjeve qe jane te apasionuar pas dijes dhe pas ndryshimeve shoqerore.
Ne vetevendosje me shume se sa pushtetin kemi treguar se e duam ndryshimin. Ndryshimet rrenjesore dhe te domosdoshme.
Prandaj, do te fitoj levizja VETEVNDOSJE ne komunen e Prizrenit sepse kemi Albini kryeministerin me te mire qe kemi pasur ndonjehere, dhe Mytaher Haskuken, kryetar, i cili ia ka dalur te realizoj nje pjese te madhe te premtimeve te tij, perkunder pengesave te medha nga niveli qendror.
Adil Memaj
05.10.2021 Kobaj, Prizren.