Mytë, ti je manipulues por nuk i mashtron dot mësimdhënësit
Mytaher Haskuka, për efekt elektoral, disa ditë para zgjedhjeve ka publikuar emrat e mësimdhënësve fitues.
Shkruan:Kushtrim Çoçaj
Por ku është “hilja” e madhe që po mundohet Myta t’ia hedh syve mësimdhësësve?
I ka nxjerrë kandidatë fitues jo vetëm emrat e atyre që do të fillojnë punë, por edhe emrat e atyre që gjoja do të fillojnë punë kur të lirohen vende e reja të lira.
Por të gjithë kandidatët e dinë o Mytë se sa vende të lira në vit lirohen në një lëndë.
Nuk i mashtron dot mësimdhënësit.
Dil e thuaju që nuk janë fitues para se të denoncojnë se do të jetë vonë.
Një mësimdhënës kur shpallet fitues ai të nesërmen duhet të fillojë punë. 90 për qind e atyre që janë në listë të pritjjes dhe që ti i ke shpallur fitues nuk do të kenë mundësi të futen në punë, sepse edhe ligjit që ti i je referuar, brenda vitit mësimor e përcakton qartë se duhet hapur prapë konkurs.
Brenda një viti dihet se sa vende mund të lirohen.
Konkursi që ke hapur ti është i gjithi për efekt elektoral, por ti harron se vetëm kategoria e mësimdhënësve nuk i hanë “foret” e asnjë pushteti.
Madje atyre i ofendohet inteligjence kur dikush si puna jote mundohet t’i manipulojë.