Dy persona rrihen mes vete në vendin e punës në Prizren, njëri përfundon në spital

Mosmarrëveshjet në vendin e punës shpesh herë shkaktojnë edhe zënka të cilat eskalojnë në ofendime mes kolegëve. Ata madje ndodh të mos zgjidhin telashet me dialog, por përfshihen në përleshje fizike, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren, ku dy persona janë rrahur mes vete në vendin ku punojnë.

Mwsohet se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar njërin nga punëtorët, i cili ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga dhuna, 47-vjeçari ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

Ndërkohë është kontaktuar edhe personi i dytë i përfshirë në rrahje, i cili është intervistuar në stacion policor në cilësinë e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *