Shkelzen Kastrati: Sporti, pjesa që nuk është marrë fare parasysh nga askush!
Isha në takim me antaret e klubit të boksit Prizreni. Klub i cili ka treguar gjithmonë suksese në gara të ndryshme.
Takuam një grup sportistësh me të cilët bashkëbiseduam për nevojat që ka klubi, dhe posaçërisht sporti prizrenas.
Një pjesë e konsiderueshme e rinisë i përket sportit, andaj, pse të mos investohet në këtë fushë?
Fillimisht, duhet marrë masa për gjërat elementare të sportistëve, për t’iu dhënë një motiv për të vazhduar përpara.
Sportist kemi, mirëpo mbështetja u mungon, e unë Shkelzen Kastrati, si antar i Kuvendit Komunal të Prizrenit, do e bëj primare për t’u siguruar kushte që në ardhmen të na e zbardhin fytyrën siç i ka hije!
E kush i kupton më mirë se, z.Shaqir Totaj!