1 mijë e 106 të vdekur nga Covid-19

Në Kosovë për rreth nëntë muaj kur edhe u shfaq COVID-19 kanë vdekur 1 mijë e 106 persona të infektuar nga SARS CoV2.

Nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, e deri më tani me SARS CoV2 pozitiv u infektuan 42 mijë e 805 persona.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në vend janë shënuar 19 vdekje dhe 468 raste të reja me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 468 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (85, 74, 52 vjeç), Prizren 3 raste (91, 76, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (87, 65 vjeç), Ferizaj 2 rast (79, 78 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Gjilan 2 rast (78, 70 vjeç), Drenas 2 rast (78, 73 vjeç), Klinë 1 rast (53 vjeç), Suharekë 1 rast (73 vjeç), Shtërpc 1 rast (74 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 42.805 raste nga 152.677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.106 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *