Në Prizren, Pejë dhe Vushtrri s’ka asnjë të infektuar me COVID-19
Në Spitalin e Prizrenit, Pejës dhe Vushtrrisë, aktualisht s’ka asnjë pacientë me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare.
Tutje, ShSKUK’ja ka bërë me dije se në tjerat spitale dhe QKUK janë duke u trajtuar 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Spitali i Prizrenit nuk ka pacientë me COVID-19
Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë, ndërkaq në spitalet e tjera në trajtim janë 15 pacientë.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë