Hiqet ora policore

Qeveria e Kosovës ka miratuar të martën masat e reja kundër koronavirusit.

Ndër ndryshimet kryesore është heqja e orës policore.

Deri tash ora policore ka qenë në periudhën kohore 00:00-05:00. Pas rënies së rasteve të reja me COVID-19, kjo masë u pa si e panevojshme.

Vendimi hyn në fuqi nga sot.

Ditëve të fundit, në Kosovë ka rënë numri i rasteve me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *