U rrëzua nga kulmi i shtëpisë ku po punonte, prizrenasi dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Një person është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie, derisa ishte në vendin e tij të punës.
Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, në fshatin Kobaj në Prizren.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Fsh. Kobaj, Prizren, 11.11.2021 – 11:10. Viktima mashkull kosovar, deri sa ishte në vendin e punës është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie dhe është lënduar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.