Ekspertët tregojnë se kur duhet t’i vendosni gomat e dimrit
Ekspertët e ndryshëm ndërkombëtarë bëjnë me dije se gomat e dimrit duhet të vendosur në veturë, posa temperaturat të bien në më pak se 7 gradë, kjo pasi vetura duhet të ketë fërkim, frenim dhe mbajtje më të mirë.
Ligji për rregullat e trafikut rrugor në Kosovë e parasheh që ndërrimin i gomave të verës me ato të dimrit të bëhet nga data 15 nëntor deri 15 mars.
Mirëpo ekspertët ndërkombëtarë kanë dhënë mendimet e tyre se një gjë e tillë duhet të bëhet edhe para kësaj date.
Sipas tyre gomat e dimrit duhet për t’i vendosur menjëherë në momentin kur temperaturat bien më pak se 7 gradë. Kjo sipas tyre duhet të bëhet pasi vetura duhet të ketë fërkim, frenim dhe mbajtje më të mirë.
Gomat që prodhohen sot për dimër, janë të dizajnuara për performancë të mirë në dëborë, por edhe për performancë të mirë në asfalt të ftohët.
Një gjë duhet mbajtur mend sipas ekspertëve, në momentin që mund ta shihni frymëmarrjen tuaj (pra kur fryni del avull nga goja juaj), atëherë është koha t’i vendosni gomat e dimrit.
Për sigurinë tuaj dhe të pasagjerëve, vendosni goma të cilat i përshtaten veturës suaj, dhe, keni parasysh: gomat e dimrit duhet të vendosen që të katërtat për të pasur një kontroll dhe stabilitet më të mirë të veturës, përndryshe, nëse i vendosni vetëm dy gomat e para apo dy gomat pas, ju do ta rrezikoni veten.
Kujtojmë që mos vendosja e gomave të dimrit nga data 15 nëntor, në Kosovë është e dënueshme me ligj.