KQZ-ja tregon se sa pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora kanë pranuar

Të premten në mesnatë ka përfunduar procesi i votimit përmes postës për zgjedhjet e raundit të dytë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i ka thënë, se gjatë periudhës së votimit përmes postës kanë pranuar 1 mijë e 571 pako të supozuara me fletëvotime.

“Procesi i votimit përmes postës për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave ka përfunduar të premtën në mesnatë. Gjatë periudhës së votimit përmes postës (29 tetor – 12 nëntor) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime”, ka thënë Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *