Prizreni nis përgatitjet për dekorimin e shesheve për fundvit, ndahen rreth 30 mijë euro
Bazuar në njoftimin për kontratë të publikuar nga Kumuna e Prizren në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, për të dekoruar qytetin për fundvit janë ndarë 30 mijë euro.
“Furnizimi dhe vendosja e Bredhit. Bredhi duhet të jetë i dedikuar për vende publike me lartësi 10m, diameter ne pjesen e poshtme 6m, nga materiali i celikut, drurit dhe plastikes. Në sipërfaqe të vishet me elemente dekorative ndriçuese (elektrike), sipas planeve detaje dhe kërkesës së organit mbikëqyrës”, thuhet në njoftimin për kontratë.
Kompanitë e interesuara për ta dekoruar qytetin e Prizrenit kanë afat që t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri më 30 nëntor.