Për shkak të ndërrimit të ventilave të gypave, disa lagjje të Prizrenit do kenë ndërprerje të ujit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, ka njoftuar se me datë 20.11.2021 prej ores 07:00 – 19:00 përshkak të punimeve nga ana e operatorit ekonomik “Xerxa” në gypin transportues fi 400 mm, projekt i financuar nga Komuna e Prizrenit ku do të bëhet ndërrimi i ventilave kryesor në tri lokacione: “SalajdinBraha”, “Ardian Zurnaxhiu” dhe “Hadi Katarnxhiu”, pa furnizim të rregullt me ujë do të mbesin këto lagje:
· Lagjja „Ralin“,
· Lagjja „Lakuriq“,
· Lagjja „Ortakoll“,
· Lagjja „Bajram Curri“,
· Lagjja „Arbanë“,
· Lagjja „Jeta e Re“,
· Një pjesë e lagjes „Bazhderhane“,
· Rruga „Edit Durham“ dhe
· Rruga„Fahredin Hoti“.
Me sanimin e defektit, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto lagje, thuhet në njoftim.