Tentoj të kryej vjedhje në shtëpinë e mërgimtarit, arrestohet në flagranë nga policia

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 18 nëntor 2021, rreth orës 21:12, policia kishte pranuar informacion se në rrugën “Bajram Curri” në Suhareke, një i dyshimtë i cili kishte tentuar të kryej vjedhje në shtëpinë e mërgimtarit i cili nuk gjendet në Kosovë.

Sapo policia e pranoj këtë informacion, kishte reaguar menjëherë dhe zyrtarë profesional të policisë, duke e kontrolluar dhe monitoruar situatën, kishin arritur ta arrestonin në flagrancë të dyshuarin i cili ishte fshehur në tavanin e shtëpisë të cilin tentonte ta kryente vjedhjen.

I dyshimti J.B i lindur në vitin 1994, është intervistuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim për veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë.

Rastet e dëmtimeve dhe vjedhjeve nga shtëpitë e mërgimtarëve kanë qenë shpesh cak i hajnave, pasi këto shtëpi janë të pabanuara, mirëpo policia falënderon qytetarët të cilat raportojnë rastet e dyshimta dhe, vazhdimisht monitoron dhe kontrollon lokacione të caktuara duke siguruar dhe mbrojtur pronën e qytetarëve.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori iShtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë, thuhet në njoftim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *