Petrit Kllokoqi: Letër të hapur ministrit të Financave, Hekuran Murati
Ministër me datën 24 shtator të këtij viti së bashku me kryesinë e SHGK-së, në zyrën tuaj dhe në prani të Arben Vitisë (ish ministrit të Shëndetësisë) dhe drejtorit të AUV-it, Flamur Kadriut jeni zotuar që bashkëpunimi jonë do të rritet përderisa involvohet edhe ministria juaj në menaxhimin e përgjithshëm të pandemisë.
Petrit Kllokoqi
Jemi dakordu që posa të strukturohen dhe arsyetohen kërkesat ndaj ministrisë suaj, ne do të ritakohemi për ti shqyrtu t’njëjtat, por nuk keni dhënë asnjë përgjigje më.
Fjalët tuaja kanë qenë që nuk jeni pro uljes së TVSH-së në 8% për gastronomi, por pasiqë është ndryshu kjo normë dhe është ende aktive, dhe përderisa edhe në vitin tjetër ka me pasë luhatje të masave Anticovid, ne do të vazhdojmë të përballemi me probleme ekonomike, prandaj DUHET TA VAZHDOJMË.
Ministër, sot Atk-ja lajmëroj për kthimin e tvsh-së në 18% nga data 01.01.2022. Përnime e padrejtë, po të lutem urgjentisht të merrni hapa.
Sinqerisht, kur po kërkojmë hapjen dhe funksionomin tonë me vaksina e pa kufzime, këtë po e bëjmë pasiqë po ju shohim që nuk po menaxhoni me pandeminë si trung po si degë. Ju e keni për obligim të mirreni me menaxhimin e pandemisë si institucion duke lehtsu gjendjen e bizneseve e jo duke e rëndu.
Përderisa po na mbyllni, jeni zotu me Vendim për të na mbështetë financiarisht, dhe spo e bëni!
Përderisa Ministria e Shëndetësisë në njërën anë ende nuk po jep asnjë sinjal që të funksionojmë si vendet e rajonit, ju nuk po na përgjigjeni.
Ose zgjohuni nga gjumi, ose do të përballeni prap me kundërshtimin tonë!
Për më tepër vendet e rajonit dhe botës me një ekonomi shumë më stabile se Kosova, dhe me subvencione deri në masën e kompenzimit të profitit të humbur siç është: