Prizren: Policia gjatë vikendit shqiptoi 371 gjoba për personat që nuk respektuan masat Anti-COVID

Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka bërë të ditur se gjatë vikendit, 16-18 prill 2021, gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave “anti-Covid19” në rajonin e Prizrenit, policia ka shqiptuar 371 fletëparaqitje për personat të cilët nuk i kanë respektuar këto masa në bazë të ligjit 07/L-006, ndërsa ka asistuar Inspektorët komunal në tetë raste.

Aktiviteti kryesor i policisë kishte për kontrolle rrugët dhe sheshet kryesore dhe në zonat ku kishte frekuentim të qytetarëve, sidomos në orët e mbrëmjes kur një pjesë e qytetarë shfrytëzonte kohën e shëtitjes pas iftarit.

Sipas policisë, nga sot, me datë 19 prill 2021, aktiviteti i policisë do të jetë në zbatim të Vendimit të Qeverisë Nr.01/07 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *