Në spitalin e Prizrenit 2 pacientë me Covid 19
Me rritjen e numrit të rasteve të infektuara me COVID-19 në Kosovë ka filluar të rritet edhe numri i pacientëve të hospitalizuar në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet rajonale.
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovë ka bërë të ditur se sot në trajtim janë 19 pacientë me COVID-19 pozitiv dhe 23 që e kanë kaluar këtë virus.
Silas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka asnjë pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-covid