Akademia e Ekselencës së Biznesit “ABI” Prizren

Alajdin Fusha, menaxher i ABI-t të njoftuar për Akademinë e Ekselencës së Biznesit “ABI” në Prizren. Ai njofton se është përfunduar me sukses moduli i parë të trajnimit “SUKSESI NË SHITJE”

Njoftimi i plotë:

Akademia e Ekselencës së Biznesit “ABI” Prizren

Punëtorët tanë në sektorin e shitjes në të njëtën kohë janë edhe ambasadorët e kompanisë “ABI” nga Prizreni.

Është përfunduar me sukses moduli i parë të trajnimit “SUKSESI NË SHITJE” ku qëllimi i këtij trajnimi ka qenë që të kemi një pasqyrë të përgjithshme të aftësimit të shitësve në teren, të kuptojmë mënyrën e përgatitjes se ofertës dhe te kuptojmë se cilat mjetet më të mira për një shitës tereni, motivimi i forces së shitjes për të identifikuar zhvillimet e reja, krijimi i rrjeteve te brendshme dhe te jashtme dhe ëorkshope të ndryshme që ambasadorët tanë të jenë në gjendje të organizojnë shitjet në teren, të kuptojnë kërkesat e klientëve të tyre, komunikimin me klient, përpilimin e raporteve tek eprorët e tyre.

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit janë ndier të jashtëzakonshëm dhe janë paisur me çertifikata si dhe me materiale shtesë të cilat janë udhërrëfyes për ta.

Duam të falenderojmë trajnerin Denis Gafuri për profesionalizëm dhe motivim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *