Vdes një person në Prizren, iu keqësua gjendja derisa po luante futboll
Policia ka njoftuar se një person nga Prizreni ka vdekur, pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore duke luajtur futboll.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prizren, 13.02.2022 – 15:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke luajtur futboll, i është keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, ka njoftuar policia.