Rrahje mes vëllezërve në Prizren, njëri mbetet pa vetëdije, konfiskohet një AK-47

Një person ka sulmuar me mjete të forta dy vëllezërit e tij dje në Prizren. Njëri nga viktimat ka mbetur pa vetëdije, njofton policia.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa te i dyshuari është konfiskuar një armë AK-47.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prizren, 12.02.2022 – 21:43. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta dy vëllezërit e tij kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre ishte pa vetëdije për shkak të goditjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia ka dhënë detaje të reja rreth rastit.

Policia ka dhënë detaje të reja për një rast të dhunës në një familje në Prizren. Rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 21:43 në rrugën “Besnik Kastrati’’.

Policia, thotë se menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes.

“Ku policia ka arritur që të dyshuarin A. S., të moshës 38 vjeçe, m/sh/k, ta sjellin në Stacionin Policor në Prizren”, njofton policia, transmeton Express.

Ndërsa viktima ka marr tretman mjekësor ne spitalin rajonal Prizren dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, thotë tutje policia.

Rasti ka ndodh pas një mosmarrëveshje ne mes natarëve te familjes (vëllezërve).

“Palët janë intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se kishte në pronësinë e tij një armë. Policia në cilësinë e provave materiale e ka sekuestruar: Një Kallash ‘AK-47 “ nr.serik 0362983 dhe dy karikator me një fishekë . 7.62 m.m.,

Pasi është intervistuar i dyshuari, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *