Policia flet për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore
Në orën 09:40 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vetaksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht afër Duhlës. Nga ky aksident një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai tha se njësitet për menaxhim të autostradës janë duke u marrë me rastin.
“Autostradë, km 45, afër Duhles ka ndodhur vetaksident, një automjet i përfshirë, një person ka kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e aksidentit. Njësitet për menaxhim dhe kontroll të autostradës po e trajtojnë rastin”, tha Hoxha.
Policia e Kosovës vazhdimin apelon pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë shenjat e trafikut dhe të mos vozisin shpejtë.