Rryma me rritje nga 9 shkurti, KESCO tregon se si do të llogaritet fatura e këtij muaji
KESCO ka njoftuar se tarifat e reja për energji elektrike do të aplikohen nga data 9 shkurt i këtij viti. Kjo pasi ZRrE nuk e përfilli kërkesën e tyre që tarifat e reja të fillojnë së zbatuar me 1 mars. Si rezultat për muajin shkurt do të ketë dy lexime të orës së rrymës.
Metoda që do të ndiqet për të llogaritur faturën sipas KESCO-së është ajo e ndarjes në mesatare ditore të konsumit total.
“KESCO njofton që me vendimin e ZRrE, tarifat e reja do të fillojnë së aplikuari nga 9 shkurti. Mënyra e implementimit te llogaritjes se konsumit është marrja e konsumit në total dhe ndarja në mesatare ditore. Me këtë metodologji të propozuar nga KESCO është pajtuar edhe ZRRE-ja”, thuhet në njoftim.
Më tutje nga KESCO njoftuan se leximi i faturës për këtë muaj do të bëhet në dy pjesë, njëra deri me 9 shkurt sipas tarifës së vjetër dhe tjetra pas datës 9 shkurt me tarifen e re.
Njoftimi i plotë:
KESCO njofton që me vendimin e ZRrE, tarifat e reja do të fillojnë së aplikuari nga 9 shkurti. Menyra e implementimit te llogaritjes se konsumit është marrja e konsumit në total dhe ndarja në mesatare ditore. Me këtë metodologji të propozuar nga KESCO është pajtuar edhe ZRRE-ja.
Në mënyrë që të evitohet cdo keqkuptim, konsumi do të kalkulohet në dy pjesë, nga data e leximit të faturës deri me 9 shkurt dhe nga 9 shkurt e deri në datën e leximit. Faturimi deri me 9 shkurt do të llogaritet me tarifë të vjetër. Pastaj do të bëhet kalkulimi tjetër me tarifë të re. Pra, edhe nëse i keni shpenzuar më tepër se 800 kËh deri me 9 shkurt, ato nuk do të llogariten për të hyrë në bllok tarifë, por kalkulimi do të fillojë sërish nga zero deri në datën e leximit. Me anë të kësaj metode, pjesa më e madhe e konsumatorëve do të lirohen nga bllok tarifa, edhepse kanë shpenzim mbi 800 kËh.
Konsumatorët do të njoftohen lidhur me shpenzimin me tarifa të vjetra dhe të reja në faturat e fundit që do ti pranojnë gjatë ditëve në vijim.
Pastaj, konsumi që fillon pas dërgimit te fatures së ardhshme e tutje do të fillojë të njehsohet me tarifa të reja.