U përurua përmbledhja poetike “Kur flet Kalldrëmi” e poetit Salajdin Krasniqi

Sot në Shtëpinë e Kulturës “Xhemali Berisha” në Prizren  u përrurua përmbledhja poetike e poetit prizrenas Salajdin Krasniqi, “Kur flet kalldrëmi”.

Skender Zogaj, recensent i librit tha ndër të tjera se Salajdin Krasniqi qytetit muze i ka shërbyer me përkushtim. Në artin e tij adhurimi ndaj trashëgimisë kulturore e historike dhe traditave shpiërtërore është jetik dhe i pranishëm në gjithë krijimtarinë e tij letrare. Këtë vlerësim e shpreh edhe përmbledhja më e re poetike “Kur flet kalldrëmi” që përbëhet nga akëtr cikle: “Lulet e përroit”, “Guri”, “Sekretet e qytetit” dhe “Thirrjet”

Për librin foli edhe Nexhat Çoçaj, i cili ndër të tjera tha se ne poezinë e Salajdin Krasniqi lëxuesit gjen shumë të fshehta të Prizrenit.

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj duke e përshëndetur këtë përurim tha se është në këtë përurrim për shkak të respektit ndaj Salajdin Krasniqit.

“E përgëzoj për një libër shumë të mirë, sepse poezitë që u lexuan këtu ishin vëretet vlera, dhe meqë jemi jjë ditë para 14 vjetorit të Pavarësisë, të gjithë pjesëmarrësve ua uroj ditën e Pavarësisë, kurse Bacës Salë i dëshiroj shëndet të mirë dhe sa më shpesh të kemi kësi përurimesh, sepse qyteti i Prizrenit është qytet i Kulturës dhe eventet e këtilla veç sa e bagatojnë jetën Kulturore”, tha kryetari.

Autori duke iu drejtuar të pranishmëve tha se për këtë përurim i fajëson tre persona.

“ Për këtë tubim unë i fajësoj tre vetë e këta janë Skender Zogaj, Nexhat Halimin, dhe Musa Ramadanin (e ndjerë). Ishin ata që gjithmonë më thanë të vazhdojë dhe nuk më lanë që të ndahem nga krijimtaria. Tash i fajësoj Musa Bushranin dhe Berat Batiun që u bë ky takim për këtë libër”, tha Salajdin Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *