Arianit N. Berisha: Ju munguat në histori kur ata vendosën të jepnin jetën, e po mungoni edhe sot edhe pse pozitat i keni të larta!
ME SHKAS
Po e rikujtoj me ju miq nje ngjarje nga femijeria:
Shkruan: Arianit N Berisha
Sa here qe shkonim per ta rregulluar varrin e xhaxhait deshmor, Xhemajli Berisha, pasi e perfundonim punen e kishim bere tradite qe te mbanim nje minute heshtje ne shenje nderimi per vepren e tij heroike.
Pasi e perfundonim tek xhaxhai e vazhdonim kete rit te te gjithe deshmoret e lagjes. Aty prane e kishim Samedinin, pastaj Alushin, Azizin e keshtu me radhe. Pra edhe pse te vegjel ne moshe ne nuk i ndanim dot.
Te gjithe ishin te vrare ne menyra dhe kohera te ndryshme, por ne e dinim qe te gjithe ishin vrare per te njejte kauze, pra ishin flijuar gjate perpjekjeve per liri. Per lirine qe po e gezojme sot.
Per lirine e ketyre 22 viteve, ku udheheqesit komunal e shteteror te te gjitha partive pa asnje dallim, feste pas feste i diferencojne edhe deshmoret.
Pra edhe homazhet tek lapidaret e tyre i bejne ne menyre selektive. Per 22 vite me radhe, feste pas feste.
Ndoshta atyre ju mungon formimi patriotik familjar ose ndoshta e bejne edhe me shkas?!
Sido qe te jete, kush nderon deshmoret ka nderuar veten sepse ata nuk u flijuan per homazhet tuaja e as per lavdatat tuaja.
Ju munguat ne histori kur ata vendosen te jepnin jeten, e po mungoni edhe sot edhe pse pozitat i keni te larta!