Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve

Me datë 04 mars 2022 rreth orës 19:00, Njësia për Migrim dhe të Huaj DRPK – Perëndimi Gjakovë, gjatë një pike kontrolli ne Autostradën “Ibrahim Rugova”, dalja Jug kanë ndaluar veturën BMW me targa vendore, ku gjatë kontrollimit te vozitësit në çantën e krahut i kanë gjetur armën të cilën e posedon me leje, por me kartonin e poligonit me datë të skaduar.

Patrulla ka sekuestruar armën ne cilësinë e provave materiale;

Një Pistoletë dhe
Një karikator me 15 copa fishke
L.H, i datëlindjes 1994 m/sh/k .

Personi i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor Prizren. Pastaj me veprimet e mëtutjeshme janë marrë njësiti i hetimeve policor te stacionit policor ne Prizren.

Pas intervistimit të dyshuarit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti në procedurë të rregullt.

Në lidhje me ketë rast falënderojmë, NJMH sektorit perëndimor ne Gjakovë për bashkëpunim dhe angazhim profesional ne parandalimin e dukurive negative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *