Kryetari Shaqir Totaj takon zyrtarët e Drejtorisë së Turizmit bisedohen prioritetet dhe objektivat
Kryetari I Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka njoftuar se është takuar me zyrtarët e Drejtorsë së Turizmit me të cilët ka biseduar për prioritete dhe objektivat.
Postimi i plotë:
Takimin e radhës e mbajtëm në Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, ku u takuam me drejtoreshën dhe stafin e kësaj drejtorie.
Biseduam për prioritetet dhe objektivat që duhen arritur gjatë vitit 2022, për punët që na presin dhe strategjitë që duhet ndërtuar për zhvillimin e turizmit dhe rritjen e prosperitetit ekonomik në Komunën e Prizrenit.