Kujtim Gashi: Lufta çlirimtare e UÇK-së dhe beteja e Jeshkovës, shënoi kthesën më të madhe të historisë së kombit
Nënkryetari I Komunës Kujtim Gashi ka shkruara në Facebook se “padyshim se historia do të shkruaj se dalja dhe lufta çlirimtare e UÇK-së dhe beteja e Jeshkovës, shënoi kthesën më të madhe të historisë së kombit.
Postimi i Plotë:
Sot, në homazhe në përvjetorin e betejës së lavdishme të Jeshkovës heroike!
Beteja e Jeshkovës dhe rënia e dëshmorëve të kombit 23 vjet pas, e forcojnë ndjenjën, shpirtin e atdhetarisë shqiptare për rolin kombëtar dhe historik të luftës së UÇK-së. Padyshim se historia do të shkruaj se dalja dhe lufta çlirimtare e UÇK-së dhe beteja e Jeshkovës, shënoi kthesën më të madhe të historisë së kombit.
Beteja e Jeshkovës dhe rënia heroike e 21 dëshmorëve të kombit, ishte dhe do të ngel një ndër epopetë më madhështore të historisë së lavdishme të kombit tonë, të heroizmit liridashës, të Vërrinit, edhe kësaj pike të gjakut në gjeografinë e hartave të atdheut tonë . Lavdi e përjetshme Dëshmorëve!