Tetë persona nga Shqipëria kapen duke kërkuar lëmoshë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar të premten tetë persona të moshave të ndryshme duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë të komunitetit rom nga Republika e Shqipërisë, të cilët janë hasur duke kërkuar lëmoshë në qytetin e Prizrenit.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, në këtë operacion policia e Prizrenit është asistuar nga njësiti për migrim dhe të huaj në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë.

“Personat e gjetur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të bezdisshëm në rrugët e qytetit të Prizrenit, nuk kanë poseduar dokumentet të identifikimit dhe të njëjtit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë të cilët janë pranuar nga autoritetet e shtetit Shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *