A do të ketë riciklime të emrave në ekzekutivin e Shaqir Totajt

Të gjithë po presim më padurim emrat e ekzekutivit në Prizren.

Të gjithë qytetarët prizrenas dëshirojnë që emrat që do të vendosen në krye të drejtorive të jenë emra të respektuar që marrin vesh ne sektorë të caktuar.

Të cilët do të punojnë…

Tek e fundit Shaqir Totaj ka premtuar se do të vendos figura të tilla në ekzekutivin prizrenas.

Por burime brenda PDK-së pohojnë se do të ketë riciklime emrash në ekzekutivin që do ta emërojë Shaqir Totaj.

Emra drejtorësh të kohës së Ramadan Mujës përfliten si emra të mundshëm që do të udhëheqin sektor të rëndësishëm në ekzekutivin komunal.

A do të ndodh kjo apo janë spekulime mbetet të shihet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *