AAK gjobitet me 2 mijë euro për tubimin hapës të fushatës në Prizren

Drejtori i Inspektorateve në komunën e Prizrenit, Edon Muçaj, ka njoftuar se dje gjatë hapjes së fushatës zgjedhore nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Prizren, nuk kishte respektuar masat anti-COVID-19 dhe si rezultat i kësaj është dënuar me 2 mijë euro gjobë.

Përmes një postimi në facebook, Muçaj ka thënë se janë duke u angazhuar për të identifikuar të gjithë ata që i shkelin këto masa dhe se konform ligjit do të sanksionohen të gjitha partitë të cilat nuk i respektojnë masata e autoriteteve përkatëse kundër përhapjes së Covid-19, raporton TV Prizreni.

Ky është njoftimi i plotë:

MIRËMËNGJESI Buxhet i Kosovës

2000€ gjobë për AAK

Ruani shëndetin e qytetarëve të Prizrenit!

Do të jemi të barabartë për çdo subjekt politik!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *