Abdullah Thaçi: Vetëm në muajin dhjetor kanë aplikuar për vizë të Gjermanisë 57 mijë qytetarë të Kosovës
Sipas një njoftimi zyrtar nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, për 460 termine mujore për viza pune, vetëm në muajin Dhjetor 2021 kanë apliku rreth 57 mij qytetarë të Kosovës !
Shkruan: Abdullah Thaçi
Sikur do të ishte e mundur, të të gjithë 57 mij qytetarët e Kosovës do të ishin larguar brenda muajit Dhjetor nga Kosova. Të gjithë ata i kanë të gatshme kontratat dhe vendet e punës që i presin !
E këtu bëhet fjalë veç për një kategori vizash dhe vetëm një ambasadë, pa i përfshi vizat për bashkime familjare, turistike, bisnesore dhe vet ambasadat tjera që pothuajse japin të njejtat shërbime me viza .
Secili aplikant për vizë pune sot, shumëfishohet me kërkesa për bashkime familjar nesër !
Çdo vizë për bashim familjar sot, nënkupton një karrigë të zbrazur në shkollat e Kosovës dhe një pasuri humane për Perendimin nesër !
Nëse sot shtêpitë tona kanë mbetur vetëm me pleq, nesër do të mbesin shkretë !
Pastaj, Qeveria e Kosovës, nuk do të ketë nevojë të apeloj për kursim të energjisë, sepse dritat e fikura në shtëpitë e boshatisura do të tregojnë ‘kulturën’ e kursimit që sot kurrsesi nuk po arrinë me e kuptue ky popull i ‘paedukuar’ !
Nëse në shekullin e kaluar u dasht të kishin marrveshje mes pushtuesve për zbrazjen e tokave shqiptare nga Sanxhak i Nishit dhe dērgimin e tyre në shkretëtirat e Anadollit, sot në shekullin e ri, kur kemi shtet dhe liri, nga përbuzja e pushtetit, po detyrohemi të ikim vet me vullnet individual.
E dhimbshme…..