Mbyllen shtatë biznese në Prizren, gjobiten 46 lokale të gastronomisë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka mbyllur disa lokale në Prizren mbrëmjen e së enjtes.

AUV-i ka shqiptuar 46 gjoba për lokale të gastronomisë në 3 ditët e fundit, 14 për persona fizikë dhe 7 biznese janë mbyllur.

AUV i tha KOHËS se për shkak të rritjes së të infektuarve, bashkë me Policinë ka filluar mbikëqyrjen intensive të zbatimit të masave anti-COVID,

“Vetëm nga zyra regjionale e AUV-së në Prizren janë shqiptuar 46 gjoba për lokale të gastronomisë, 14 për persona fizik dhe 7 biznese janë mbyllur me bllomba. Kontrollet për mbikëqyrje të masave do të intensifikohen, për të penguar trendin në rritje të të infektuarve”, tha zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Thaqi shtoi se nuk do të tolerohet asnjë shkelje dhe se do të veprohet me masa ndëshkimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *