Abuzimi me çmime, Dogana: Vaji që u shit 3.49 centë u importua nga 1.22 deri në 1.49 centë
Abuzimi me çmime, Dogana: Vaji që u shit 3.49 centë u importua nga 1.22 deri në 1.49 centë
Dogana e Kosovës ka dal me një sqarim lidhur me ngritjen e çmimit të vajit dje në marketet në Kosovë, e ku një litër u shit 3.49 cent.
Nga Dogana e Kosovës kanë konfirmuar se për periudhën janar-shkurt dhe një pjesë të marsit në Kosovë janë importuar 3.3 milion litra vaj luledielli dhe 1.4 milion litra vaj luledielli I papërpunuar.
Nga Dogana po thonë se vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent.
Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojë kontrollet për keqpërdorime së bashku me autoritet e tjera.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë 11 mars, 2022 pas ngritjes së çmimeve dhe shqetësimeve të qytetarve dogana ka analizuar sektorin e importit të vajrave ushqimore dhe si në vijim njofton publikun lidhur me analizat e çmimeve të importit.
Gjatë vitit 2021 në total janë importuar vaj luledielli I përpunuar rreth 17.7 milion litra vaj derisa janë importuar edhe 5 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021 duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021 e ka shënuar rritje ne 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, derisa taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%.
Derisa vajrat e papërpunuara nuk paguajnë asnjë taksë pasi konsiderohen lëndë e parë për prodhim.
Derisa në vitin 2022 (periudha Janar -Shkurt dhe një pjesë e marsit) në Kosovë janë importuar 3.3 milion litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milion litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat uqshimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.